Menjëherë pasi lajmi për vdekjen e ish-presidentit iranian bëri xhiron e rrjetit, zyra e tij ka hedhur poshtë raportimet e bëra.
Në një deklaratë të bërë në rrjet konfirmohet se ish-presidenti i vendit, Dr. Mahmoud Ahmadinejad është gjallë.
"Në lidhje me publikimin e lajmeve për vdekjen e Dr. Mahmoud Ahmadinejad si rezultat i një sulmi me raketa nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, ju informojmë se ky informacion është i rremë", thuhet në deklaratë.
Mediat vendase raportuan se Ahmadinejad u vra ditën e djeshme gjatë operacionit amerikano-izraelit në shtëpinë e tij në zonën Narmak në verilindje të Teheranit.
Mirëpo reagimi nga zyra e Ahmadinejad hodhi poshtë raportimet e bëra nga mediat e huaja për vdekjen e tij.
Mahmoud Ahmadinejad ishte presidenti i Iranit nga viti 2005 deri në vitin 2013.

