Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ “E urrej Trump dhe republikanët”, çfarë thoshte autori para atentatit ndaj ish-presidentit

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “E urrej Trump dhe republikanët”, çfarë
FotoMontazh/ Autori 20-vjeçar

Një video po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku 20-vjeçari i cili kreu atentatin ndaj Donlad Trump, dëgjohet duke thënë se e urren ish-presidentin dhe republikanët.

"Emri im është Thomas Mattheë Crooks. Unë i urrej republikanët dhe urrej Trump”, dëgjohet të thotë ai në një video në rrjetet sociale.

Thomas Mattheë Crooks krijoi kaos në Pensilvani pasi hapi zjarr teksa ish-presidenti Trump po mbante fjalimin si pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale.

20-vjeçari hapi zjarr, duke plagosur në vesh Trump. Si pasojë humbi jetën një person që kishte marr pjesë në këtë tubim si dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Menjëherë shërbimet sekrete hapën zjarr dhe vranë 20-vjeçarin vetëm pak sekonda pas ngjarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese