Hapësire reklamuese

Bota

Venezuela në krizë pas kapjes së Maduros! DALIN PAMJET e presidentit para arrestimit dhe të Trump-it kur ishte “sy e veshë” nga vendi latin

Shkruar nga Newsbomb
Venezuela në krizë pas kapjes së Maduros! DALIN PAMJET e
Maduro para arrestimit-Trump

Pas arrestimit të presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij gjatë operacionit amerikan, pushteti ekzekutiv në Venezuelë ka kaluar përkohësisht te zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez, në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Sipas saj, në rast mungese të presidentit gjatë katër viteve të para të mandatit, duhet të shpallen zgjedhje të reja brenda 30 ditësh, ndërsa deri atëherë detyrën e ushtron zëvendëspresidenti.

Ndërkohë vetë Delcy Rodriguez deklaroi se Maduro mbetet i vetmi president legjitim i Venezuelës dhe bëri thirrje për lirimin e tij. Ajo hodhi poshtë pretendimet se presidentit amerikan Donald Trump, sipas të cilit SHBA-të do të merrnin drejtimin e vendit, duke theksuar se Venezuela “nuk do të jetë kurrë koloni” e askujt.

"Ky ndryshim regjimi do të lejonte gjithashtu sekuestrimin e burimeve tona energjetike, minerare dhe natyrore. Ky është objektivi i vërtetë dhe bota dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta dinë këtë. Nëse ka një gjë për të cilën populli venezuelian dhe ky vend janë të sigurt. Është se ne nuk do të jemi më kurrë skllevër, se nuk do të jemi më kurrë koloni e asnjë perandorie, çfarëdo qoftë natyra e saj”, tha ajo.

Megjithatë, Rodríguez u shpreh e hapur për marrëdhënie me administratën Trump, por vetëm mbi bazën e ligjit ndërkombëtar dhe atij venezuelian.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë publikoi imazhe nga rezidenca e Trump në Mar-a-Lago, ku ai dhe ekipi i tij, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, monitoruan në kohë reale operacionin që çoi në kapjen e Maduron në Karakas nga forcat elitare amerikane. Trump e cilësoi aksionin si “të jashtëzakonshëm”.

Venezuela në krizë pas kapjes së Maduros! DALIN PAMJET e

 Pak para arrestimit, Maduro ishte shfaqur në media duke deklaruar se Venezuela mbetet një demokraci e drejtpërdrejtë dhe se populli është krenar për rrugën që po ndërton vendi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese