Donald Trump është shumë pranë fitores, duke siguruar një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Trump arriti të fitojë në disa shtete kyçe, duke përfshirë Pensilvaninë, Karolinën e Veriut dhe Xhorxhian, çka i mundësoi të kalojë pragun e 270 votave elektorale të nevojshme për fitoren.
Rezultatet aktuale sipas shteteve:
Pensilvania: Trump fitoi me 50.5% të votave, duke marrë 20 vota elektorale.
Karolina e Veriut: Trump siguroi 51.2% të votave, duke fituar 15 vota elektorale.
Xhorxhia: Me 50.8% të votave, Trump mori 16 vota elektorale.
Mishigan: Harris fitoi me 49.9% të votave, duke marrë 16 vota elektorale.
Uiskonsin: Harris siguroi 50.1% të votave, duke fituar 10 vota elektorale.
Në total deri më tani, Trump ka grumbulluar 276 vota elektorale, ndërsa Kamala Harris ka marrë 262 vota.
"Do të ndihmojmë vendin tonë që të shërohet. Ne i tejkaluam problemet, pengesat dhe ja ku jemi. Kjo është një fitore politike që Amerika nuk e ka parë kurrë më parë. Dua të falënderoj të gjithë amerikanët. Unë nuk do të pushoj derisa të kemi një Amerikë me prosperitet. Kjo do të jetë një epokë e artë; ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish." tha Trump në fjalimin e tij të fitores.

