Pas bashkëpunimeve mes Izraelit dhe Amerikës të cilat sulmuan ashpër Iranin, edhe kjo e fundit nuk ka qëndruar “në heshtje”.
Përveç sulmeve të hapura së fundmi në Jerusalem në shenjë hakmarrje, raportohet se para pak çastesh, ka shpërthyer në flakë baza ushtarake amerikane e ndodhur në Irak.
Baza, e cila ditën e sotme u përfshi nga flakët, mësohet të ketë qenë shënjestër e sulmeve në vitin 2020, por edhe në vitet në vijim.
Ndërsa së fundmi sulmi është përshkallëzuar deri në shkatërrimin e plotë të saj në shenjë hakmarrje nga Irani.
Në një postim të bërë në rrjetin “X” raportohet se sulmin e ka marrë përsipër një grup rezistence islamike irakiane i quajtur “Ashab Al-Kahf”.
Multiple loud explosions heard in #Erbil this evening. Videos circulating on Social media suggest that some of the drones hit their targets at the US military base inside there airport. An Iraqi Islamic resistance group called "Ashab Al-Kahf" أصحاب الكهف claimed the attack. pic.twitter.com/E7TU6xPoGA
— Hoshang Waziri هوشنك وزيري (@HoWaziri) March 1, 2026

