Hapësire reklamuese

Bota

Tjetër konflikt i armatosur? SHBA bombardon një bazë ushtarake, Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër konflikt i armatosur? SHBA bombardon një bazë ushtarake,
Bombardimi i bazës ushtarake në Venezuelë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet kanë bombarduar një bazë ushtarake në Venezuelë ditën e sotme, teksa raportohet se sirenat e alarmit u dëgjuan në kryeqytetin Karakas.

Pas këtyre sulmeve, Qeveria e Venezuelës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në një reagim, qeveria e Venezuelës, shkruan se sulmi ka rrezikuar jetën e miliona njerëzve.

Një agresion i tillë kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe në Karaibe, duke rrezikuar seriozisht jetën e miliona njerëzve.”, thuhet në reagimin zyrtar të qeverisë së Venezuelës.

Qeveria e Venezuelës akuzon SHBA-në se ka sulmuar tre shtete si Miranda, La Guaira dhe Aragua, teksa hedhin akuza se synimi është marrja në kontroll e burimeve strategjike të Venezuelës.

Objektivi i vetëm i këtij sulmi është të marrë kontrollin e burimeve strategjike të Venezuelës, në veçanti të naftës dhe mineraleve të saj”, tha ai, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të denoncojë atë që e quajti një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që vë në rrezik miliona jetë”, thuhet në reagim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese