Hapësire reklamuese

Bota

Shtatë shtetet që vulosin fitoren në SHBA, ja ora e saktë kur mbyllet votimi dhe shpallet fituesi

Shkruar nga Newsbomb
Shtatë shtetet që vulosin fitoren në SHBA, ja ora e saktë
Amerikanë në pritje për të votuar

Vetëm pak orë para se të shpallet presidenti i SHBA, vëmendja e gjithë vendit është përqendruar në shtetet kyçe që do të përcaktojnë rezultatin final.

Arizona, Gjeorgjia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvani dhe Ëisconsin janë në qendër të vëmendjes, pasi gjatë muajve të fushatës vendet ku u zhvillua fushatë intensive nga zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump pasi janë vendet që mbajnë “çelsat” e Shtëpisë së Bardhë.

Shtatë shtetet që vulosin fitoren në SHBA, ja ora e saktë

Këto shtete jo vetëm që ofrojnë votat e nevojshme për arritjen e shumicës në Kolegjin Zgjedhor, por gjithashtu janë pjesë e një procesi të ndërlikuar për raportimin e rezultateve.

Këto janë oraret fikse të hapjes dhe mbylljes së vendvotimeve për secilin prej këtyre shteteve.

1. Arizona

Hapja e vendvotimeve: 8:00 AM ET

Mbyllja: 9:00 PM ET

Rezultatet: Publikohen pas raportimit të të gjitha njësive ose një orë pas mbylljes.

2. Gjeorgjia

Hapja: 7:00 AM ET

Mbyllja: 7:00 PM ET

Rezultatet: Publikohen për herë të parë në orën 7:20 PM ET; shpallja e fituesit mund të vonohet.

3. Michigan

Hapja: 7:00 AM ET

Mbyllja: 8:00 PM ET (pjesa më e madhe) / 9:00 PM ET (pjesa tjetër)

Rezultatet: Publikohen për herë të parë në orën 8:08 PM ET; shpallja e fituesit mund të vonohet deri në pasditen e ditës tjetër.

4. Nevada

Hapja: 10:00 AM ET

Mbyllja: 10:00 PM ET

Rezultatet: Publikohen vetëm pasi të votojë personi i fundit.

5. Karolina e Veriut

Hapja: 6:30 AM ET

Mbyllja: 7:30 PM ET

Rezultatet: Publikohen për herë të parë në orën 7:42 PM ET; shpallja e fituesit mund të vonohet.

6. Pensilvani

Hapja: 7:00 AM ET

Mbyllja: 8:00 PM ET

Rezultatet: Publikohen për herë të parë në orën 8:09 PM ET; shpallja e fituesit mund të vonohet deri në mëngjesin e ditës tjetër.

7. Wisconsin

Hapja: 8:00 AM ET

Mbyllja: 9:00 PM ET

Rezultatet: Publikohen për herë të parë në orën 9:07 PM ET; shpallja e fituesit mund të vonohet deri në pasditen e ditës tjetër.

Këto shtete janë thelbësore për arritjen e shumicës prej 270 votash në Kolegjin Zgjedhor. Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump kanë qenë të pranishëm shpesh në këto zona për të fushatizuar.

Shtatë shtetet që vulosin fitoren në SHBA, ja ora e saktë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese