Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot se Franca do të bëjë më shumë për të mbështetur vendet e synuara nga Irani. Ai deklaroi se sulmet SHBA-Izrael e kanë shtyrë Francën të rrisë mbrojtjen e saj.
“Sulmet iraniane kanë synuar të gjitha vendet e Gjirit, ndaj do të rritet prania ushtarake në Gjirin Persik”, tha Macron.
Nga ana tjetër, Franca po përgatitet të riatdhesojë qytetarët e saj sapo të hapen hapësirat ajrore. Zëdhënësja e qeverisë, Maud Brengon, konfirmoi më herët se riatdhesimi do të ndodhë sapo të jetë e mundur. Brengon tha gjithashtu se Franca "mund të jetë vetëm e kënaqur" me vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Kujtojmë se Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, në një deklaratë të dhënë dje, theksuan se nuk kishin marrë pjesë në sulmet kundër Teheranit dhe kritikuan sulmet iraniane kundër vendeve të rajonit.
"Ne nuk morëm pjesë në këto sulme, por jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe partnerët në rajon", theksuan në një deklaratë të përbashkët tre udhëheqësit.
