Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

PAMJE SHQETËSUESE nga Turqia! Babai var nga dritarja të bijën 3-vjeçare dhe kërcënon me thikë se do ta vrasë pas sherrit me bashkëshorten

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE SHQETËSUESE nga Turqia! Babai var nga dritarja të bijën
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tronditëse është regjistruar gjatë ditës së sotme në Ankara të Turqisë, ku një burrë pas një debati të ashpër  me bashkëshorten e tij, mbajti varur nga dritarja të bijën 3-vjeçare teksa kërcënonte edhe me thikë.

Fatmirësisht vogëlushja u arrit të shpëtohej pas një operacioni të koordinuar prej autoriteteve lokale.

Sipas Haberler, incidenti ndodhi në lagjen Etimesgut të Ankarasë. Raportimet fillestare tregojnë se burri pati një debat me gruan e tij për një arsye të panjohur dhe më pas kërcënoi se do të vriste fëmijën e tij.

Ai e kishte kapur nga rrobat të bijën dhe e mbajti peng duke kërcënuar me thikë, në një moment ai e mbajti të bijën të varur jashtë dritares, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese