Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Nga Abraham Lincoln te Kennedy, atentatet e bujshme në politikën e SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Nga Abraham Lincoln te Kennedy, atentatet e bujshme në politikën e
Sulmi i sotëm ndaj Trump

Të shtënat me armë në një tubim në Pensilvani, ku u plagos lehtë ish-presidenti Donald Trump ka rritur shqetësimet për dhunën politike.

Kjo ngjarje që tronditi jo vetëm Amerikën po dhe mbarë botën, ka një bilanc me një të vdekur dhe dy të plagosur, të cilët po merrnin pjesë në fushatën e Trump.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodh që një kandidat apo ish president të sulmohet me armë zjarri.

Sulmet e drejtpërdrejta të së kaluarës kundër presidentëve dhe kandidatëve

Sulmet e drejtpërdrejta kundër presidentëve, presidentëve të zgjedhur dhe kandidatëve kanë ndodhur në 15 raste të ndara, ku pesë kanë rezultuar me vdekje, sipas një raporti të vitit 2008 të hartuar nga Shërbimi i Kërkimeve të Kongresit.

Të paktën shtatë nga nëntë presidentët e fundit kanë qenë objektiva të sulmeve ose tentativave për vrasje.

Raporti i Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit thotë se presidentët që i mbijetuan sulmeve përfshijnë Gerald R. Ford (dy herë në 1975), Ronald W. Reagan (një të shtëna gati fatale në 1981), Bill Clinton (kur u qëllua mbi Shtëpinë e Bardhë në 1994) dhe George W. Bush (kur një sulmues hodhi një granatë që fatmirësisht nuk shpërtheu në 2005), dhe raporti më i fundit i Shërbimit Kërkimor të Kongresit, duke cituar Shërbimin Sekret si burim, thotë gjithashtu se ka kanë qenë tentativa ndaj ish-presidentit Barack Obama.

Dy të tjerë që shërbyen si President u sulmuan, ose si President i zgjedhur Franklin D. Roosevelt në 1933)ose si kandidat presidencial Theodore Roosevelt në 1912, kur ai po kërkonte presidencën pasi ishte jashtë detyrës për gati katër vjet.

Presidentët që u vranë

Katër presidentë Abraham Lincoln, James A. Garfield, Ëilliam McKinley dhe John F. Kennedy janë vrarë.

Nga 15 sulmet e llastuara në raport, vetëm vrasja e Lincoln ishte rezultat i një komploti të gjerë, thotë raporti. Por teoritë e konspiracionit ende rrethojnë shumë nga këto ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese