Hapësire reklamuese

Bota

Liderët botërorë urojnë Donald Trump për fitoren

Shkruar nga Newsbomb
Liderët botërorë urojnë Donald Trump për fitoren
Donald Trump pak momente me pare shpalli fitoren

E teksa Donald Trump ka shpallur fitoren për zgjedhjet presidenciale në SHB, ku garoi përballë Kamala Harris, tashmë disa lider kanë nisur t’i uruar suksese në drejtimin e Amerikës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka uruar suksese Trump në rikthimin në detyrë si president i SHBA-së, teksa shprehet se kthimi në këtë detyrë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës.

“Të dashur Donald dhe Melania Trump, urime për rikthimin më të madh në histori! Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe! Në miqësinë e vërtetë, e juaja, Benjamin dhe Sara Netanyahu”, shkruan ai.

Po ashtu një mesazh urimi ka ardhur edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa tha se tashmë do i duhet të përballet me disa sfida serioze.

"Unë e përgëzoj Donald Trump për fitoren e tij. Së bashku po përballemi me sfidat serioze që na presin. Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim me SHBA-në për stabilitet, prosperitet dhe paqe", tha Vuçiç në një postim në Instagram.

Po ashtu Vjosa Osmani ka uruar Trump për fitoren në emër të popullit të Kosovës, teksa shkruan se SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta DonaldTrump dheJD Vance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara. SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lire”, shkruan ajo.

Emmanuel Macron

 Urime President Donald Trump . Gati për të punuar së bashku siç bëmë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet.

Volodymyr Zelenksy

Më kujtohet takimi ynë i shkëlqyer me Presidentin Trump në shtator, ku diskutuam në detaje partneritetin strategjik SHBA-Ukrainë, Planin e Fitores dhe mënyrat për t'i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës. Vlerësoj përkushtimin e Presidentit Trump ndaj qasjes “paqe përmes forcës” në çështjet globale.

Ky është pikërisht parimi që mund të sjellë paqen e drejtë në Ukrainë. Shpresoj që do ta vëmë në zbatim së bashku. Presim një epokë të një Amerike të fortë nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump. Ne mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme dypartiake për Ukrainën në Shtetet e Bashkuara. Me padurim pres të uroj personalisht Presidentin Trump dhe të diskutojmë mënyrat për të forcuar partneritetin strategjik të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara

Georgia Meloni 

Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald #Trump.

Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike.

Është një lidhje strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë zoti President

Kyriakos Mitsotakis 

Urime Donald Trump për fitoren tuaj në zgjedhje. Greqia pret thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin për çështje të rëndësishme rajonale dhe globale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese