Hapësire reklamuese

Bota

Incident në Kapitol, arrestohet një person me armë zjarri dhe pishtar me vete, vinte era benzinë

Shkruar nga Newsbomb
Incident në Kapitol, arrestohet një person me armë zjarri dhe
Capitol, Uashington DC

Amerika është në këmbë për të votuar për liderin e tyre të ardhshëm ndërsa janë shënuar dhe incidentet e para në një prej qendrave kryesore të vendit, në qendrën e vizitorëve në Kapitol, në Uashington DC.

Ky person po kalonte kontrollin e sigurisë në qendër kur oficerët i identifikuan armën e zjarrit që kishte fshehur së bashku me një pishtar. Autoritetet vendave kanë konfirmuar se i dyshuari kishte gjithashtu një automjet ku kishte ngarkuar disa objekte që lëshonin aromë benzinë, raporton CNN.

Oficerët tanë sapo arrestuan një burrë që u ndalua gjatë procesit tonë të shqyrtimit në Qendrën e Vizitorëve të Kapitolit (CVC). Burri mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri," tha USCP (Policia e Kapitol SHBA) në një deklaratë.

Ai u vendos menjëherë në pranga nga policia e Kapitolit ndërsa qendra për vizitorët do të jetë e mbyllur për gjatë gjithë ditës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese