Hapësire reklamuese

Bota

Atentati ndaj Trump, momenti kur shërbimet sekrete ekzekutojnë autorin 20-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Atentati ndaj Trump, momenti kur shërbimet sekrete ekzekutojnë autorin
Shërbimet sekrete vrasin 20-vjeçarin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur pasi kandidatit për president Donald Trump, iu bë atentat gjatë mitingut në Pensilvani.

Një 20-vjeçar i identifikuar si Thomas Matthew Crooks nga Pensilvania hapi zjarr, duke plagosur në vesh Donald Trump. Po ashtu nga atentati ndaj Tump mbetën të plagosur dy persona dhe u vra një tjetër.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shihet momenti kur punonjësit e shërbimit sekret pak sekonda pasi 20-vjeçari qëllon me armë, arrijnë ta ekzekutojnë.

Kjo ngjare ka vënë në qendër të vëmendjes mungesën e dukshme të sigurisë dhe disa po tregojnë gjithashtu me gisht Shërbimin Sekret për lejimin e një sulmuesi që arriti deri në fazën që të hap zjarr.

Madje një person për BBC ka treguar se ai e kishte vënë re personin e dyshimtë në tarracë dhe për këtë ka njoftuar Shërbimet Sekrete po që ata e kanë injoruar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese