E djathta ekstreme e Francës është në pole-pozicion pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare, ku u konfirmua dominimi i tyre në politikën franceze dhe i solli në dyert e pushtetit.
Mijëra mbështetës të Marine le Pen brohoritën gjatë mesnatës pasi ajo iu drejtua duke i thënë se “blloku makronist i presidentit është zhdukur plotësisht”.
Tubimi Kombëtar (National Rally) i ekstremit të djathtë arritën që të “rrëmbejnë” 33.2% të votave, përballë aleancës së krahut të majtë të cilët morën vetëm 28.1% të votave dhe aleancës së presidentit Emmanuel Macron, për të cilin këto zgjedhje kanë qenë një zhgënjim pasi arriti që të fitonte vetëm 21% të besimit të qytetarëve.
Para mbështetësve të tij, kandidati për kryeministër i partisë RN, Jordan Bardella, tha se qëllimi i tij është që të jetë kryeministri i të gjithë francezëve dhe se nuk do të bëjë asnjëherë dallim mes qytetarëve të tij.
"Unë synoj të jem kryeministër për të gjithë francezët, nëse francezët na japin votat e tyre," tha Bardella.
Vlen të theksojmë se rezultati i mbrëmjes së kaluar për Marine le Pen dhe partinë e saj është historik pasi asnjëherë më parë e djathta ekstreme nuk ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare franceze.
Ajo që Marine Le Pen dhe Jordan Bardella duan është një shumicë absolute prej 289 vendesh në Asamblenë Kombëtare me 577 vende.
Ndërkohë, nga ana tjetër ky rezultat për presidentin Emmanuel Macron ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Për liderin 46-vjeçar të Francës, raundi i parë i këtyre zgjedhjeve parlamentare ka qenë poshtërues. Pavarësisht që thirrja e tij e zgjedhjeve u bë me qëllim që të ndalojnë tejkalimin e Francës në ekstremin e djathtë, Macron ia arriti të kundërtën.
Tashmë pas raundit të parë, 39 deputetë të tubimit kombëtar janë zgjedhur duke fituar më shumë se gjysmën e votave, ndërsa 32 janë zgjedhur për Frontin e Ri Popullor të majtë.
Qindra votues të krahut të majtë u mblodhën në Place de la Republique në Paris për të shprehur zemërimin dhe tronditjen e tyre për suksesin e RN. Njëzëri ata kundërshtuan këto zgjedhje dhe rezultatin.
Gabriel Attal, kandiadati për kryeministri i Presidentit Macron, tha se e djathta ekstreme është "në portat e pushtetit".
Attal paralajmëroi se "sonte nuk është si asnjë natë tjetër" dhe u bëri thirrje votuesve që "të parandalojnë që Tubimi Kombëtar të fitojë një shumicë absolute në raundin e dytë".
"Objektivi ynë tani është të ndalojmë RN të fitojë një shumicë absolute dhe të udhëheqim vendin me projektin e tyre katastrofik," tha ai.
Si do të funksionojë raundi i dytë?
Zgjedhjet e raundit të dytë të javës së ardhshme mund të mos përfundojnë me një shumicë të plotë.
Për kujtesë, ka 577 vende në Asamblenë Kombëtare, duke përfshirë 13 rrethe jashtë shtetit dhe 11 zona elektorale që përfaqësojnë emigrantët francezë jashtë vendit. Për të siguruar një shumicë absolute një partie i duhen 289.
Aleanca e Macron kishte vetëm 250 vende në Asamblenë që po largohej dhe duhej të krijonte mbështetje nga partitë e tjera për të miratuar një ligj.
Raundi i parë, i cili sapo u zhvillua, eliminon të gjithë kandidatët që nuk arrijnë të fitojnë mbështetjen e 12.5% të votuesve të regjistruar në vend.
Çdokush që shënon 50% të votave me një pjesëmarrje prej të paktën një të katërtën e elektoratit vendor fiton automatikisht. Kjo ndodh në një pjesë të vogël të zonave elektorale.
Raundi i dytë, mbi të cilin do të kthejmë vëmendjen më 7 korrik , është një seri balotazhesh të luftuara nga dy, tre ose ndonjëherë katër kandidatë.
Disa kandidatë mund të braktisin para asaj kohe për t'i dhënë një aleati një shans më të mirë për të ndaluar një rival të fitojë - për shembull nga e djathta ekstreme.
Katër gjërat që mësuam nga një natë e rëndësishme në Francë:
-Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë arriti një rezultat të jashtëzakonshëm, me mbi 33% të votave. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ata do të arrijnë ta përkthejnë këtë sukses në një shumicë absolute në balotazhet e së dielës së ardhshme.
-Kandidati për kryeministër, Gabriel Attal ka paralajmëruar se RN ishte "në portat e pushtetit" dhe ai dhe liderët e krahut të majtë e kanë prioritet të ndalojnë të djathtën ekstreme të arrijë pushtetin.
-Aleanca e Presidentit Macron doli e treta, me 21%, një rezultat zhgënjyes.
-Pjesëmarrja ishte më e larta në dekada, duke arritur në 67%. Mund të jetë akoma më e lartë për raundin e dytë të dielën e ardhshme.
