Hapësire reklamuese

Bota

Çfarë do të ndodhë nëse partia e Macron humb zgjedhjet?

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë do të ndodhë nëse partia e Macron humb
Presidenti Emmanuel Macron


Kushdo që fiton, Macron ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen si president. Në një letër drejtuar francezëve të botuar një javë më parë, ai tha se do të qëndronte deri në përfundimin e mandatit të tij në vitin 2027.

Megjithatë, nëse partia e tij humbet dhe fiton ose Tubimi Kombëtar ose Fronti i Ri Popullor, kjo lë gati tre vjet "bashkëjetesë", ose ndarje pushteti, që do të thotë se presidenti i një partie kryeson shtetin dhe një parti tjetër drejton qeverinë.

Ka ndodhur edhe më parë, me politikën e brendshme në duart e kryeministrit dhe politikën e jashtme dhe të mbrojtjes në duart e presidentit.

Nëse nuk ka shumicë absolute, një skenar i mundshëm, presidenti do të duhet të negociojë me parti të tjerë për të krijuar një qeveri dhe për të zgjedhur një kryeministër, shkruan BBC. 

Kjo do ta linte qeverinë në një pozicion të lëkundur dhe mund të mos mbijetojë gjatë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese