Sipërmarrësi miliarder Elon Musk do ta kalojë natën e zgjedhjeve me Donald Trump dhe rrethin e tij të ngushtë në shtëpinë e ish-presidentit në Florida.
NBC Neës shkruan se pjesëmarrja e Musk do të thotë se kandidati republikan për president do të ketë akses të drejtpërdrejtë me personin që kontrollon platformën e mediave sociale X në atë që mund të kthehet në një natë mjaft kaotike.
Elon Musk ka qenë një mbështetës i hapur i Trumpit në javët e fundit, i cili ka marrë pjesë në disa tubime, një ndër to ai në Pelsilvani ku Trump u qëllua me armë zjarri.
Ka frikë në mesin e demokratëve se Musk mund të përdorë burimin e tij të gjerë X për të promovuar dezinformata zgjedhore, raporton Neë York Times, duke ndarë informacione të pasakta rreth të dhënave të votimit të hershëm ditët e fundit.

