Hapësire reklamuese

Bota

CIA e lokalizoi, Trump e Netanyahu realizuan me sukses eliminimin e liderit iranian! Zbulohet ITINERARI i vrasjes së Khameneit: Lufta SHPËRTHEU në 6 të mëngjesit

Shkruar nga Newsbomb
CIA e lokalizoi, Trump e Netanyahu realizuan me sukses eliminimin e liderit
Pamje nga bombardimi i vendit ku u vra Ali Khamenei

Monitorimi për disa muaj radhazi nga agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane, përfshirë këtu dhe CIA-n, të cilët ndoqën me detaje çdo lëvizje të udhëheqësit iranian, Ali Khamenei, rezultuan të suksesshme për vrasjen e tij.

CNN raporton se shërbimet sekrete monitoronin rutinën e tij, vendndodhjen, mënyrën e komunikimit dhe vendet si alternativë ku ai mund të strehohej në raste lufte. Paralelisht më Khamenein nën monitorim mësоhet se ishin dhe disa drejtues të lartë politikë e ushtarakë iranianë.

Sulmet vdekjeprurëse për Khamenein ndodhin në një moment kur zyrtarë të lartë iranianë pritej të mblidheshin në një kompleks në Teheran, ku ndodhen zyrat e liderit, presidenca dhe aparati i sigurisë kombëtare.

Sapo vunë re prezencën e tij në zyra, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, dha dritë jeshile për bombardimin e zonës.

Referuar hetimeve dhe vëzhgimeve të situatës mësоhet se rreth orës 6:00 të mëngjesit me orën e Izraelit, avionët luftarakë izraelitë të koordinuar me SHBA-në lëshuan municione precize dhe raketa mbi kompleksin ku mbërriti Khamenei.

Pak orë pas sulmeve, presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi në rrjet e tij sociale se Khamenei ishte vrarë.

Operacioni u përgatit për javë të tëra në bashkëpunim mes Uashingtonit dhe Tel Avivit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte informuar Trump për shqetësimet mbi programin raketor dhe bërthamor të Iranit gjatë një takimi në Mar-a-Lago.

Në javët pasuese, SHBA dislokoi asete të shumta ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë dy aeroplanmbajtëse dhe qindra avionë luftarakë, në një lëvizje që shihej si presion ndaj Teheranit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese