Liderët nga gjithë bora kanë reaguar për sulmin tronditës ndaj ish-presidentit Donald Trump teksa po mbante fjalimin në mitingun në Pensilvani.
Ndër të parët që kundërshtuan për ngjarjen ishte presidenti i SHBA, Joe Biden, i cili tha se nuk ka vend për atë lloj dhune në Amerikë, teksa e quajti aktin si të sëmurë dhe që të gjithë duhet ta qëllojnë.
"Jam informuar për të shtënat në mitingun e Donald Trump në Pensilvani. Jam mirënjohës që dëgjoj se ai është i sigurt dhe po shkon mirë. Unë lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme. Jill dhe unë i jemi mirënjohës Shërbimit Sekret që e çoi në siguri. Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë", shkruan Biden.
Kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur "tmerr" për "skenat tronditëse në mitingun ndaj Trump.
"Jam i tmerruar nga skenat tronditëse në tubimin e Presidentit Trump dhe ne i dërgojmë atij dhe familjes së tij urimet tona më të mira. Dhuna politike në çfarëdo forme nuk ka vend në shoqëritë tona dhe mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e këtij sulmi", shkruan ai.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, e cili shkruan se është i tronditur nga ngjarja dhe i uron shërim të shpejtë Trump.
“Sara dhe unë jemi të tronditur nga sulmi i dukshëm ndaj Presidentit Trump. Ne lutemi për sigurinë e tij dhe shërim të shpejtë”, shkuan ai.
Mesazhi i kryeministrit hungarez Viktor Orbán: "Mendimet dhe lutjet e mia janë me Presidentin Donald Trump në këto orë të errëta".
“Dhuna politike nuk tolerohet kurrë”, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau për sulmin ndaj Trump që shkaktoi një viktimë dhe dy të plagosur.
Kryeministri japonez Fumio Kishida ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet dhe të dënojë me forcë çdo formë dhune që rrezikon demokracinë, duke reaguar ndaj sulmit ndaj kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, në Pensilvani.
Nga radhët shqiptare ka reaguar presidenti i PL, Ilir Meta, i cili shprehu solidaritet dhe i uroi shërim të shpejt Trump-it.
