Imazhet e Donald Trump me grusht të ngritur në ajër, gjaku që i rrjedh në fytyrë dhe Shërbimi Sekret që nxiton ta mbrojë dhe ta largojë nga skena ku po fliste në mitingun e tij në Pensilvani nuk shkruajnë vetëm historinë, ato mund të të ndryshojë rrjedhën e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Ky akt tronditës i dhunës politike në mënyrë të pashmangshme do të ketë një ndikim në fushatë, thekson analiza e BBC-së. Në fakt postimi i djalit të Donald Trump, Erikut, pak pas tentativës ndaj të atit, tregohet tipik i rëndësisë që merr atentati për vetë fushatën elektorale.
“Djali i Trump, Eric, u sigurua që të transmetonte mesazhin politik duke përfituar nga rrethanat duke ngarkuar një foto të babait të tij me gjak në fytyrë dhe grusht të ngritur, duke shkruar: Ky është luftëtari që i duhet Amerikës", shkruan BBC.
Presidenti Joe Biden u shfaq në televizion menjëherë pas atentatit të kundërshtarit të tij dhe tha se nuk ka vend në Amerikë për dhunë politike si kjo. Ai shprehu shqetësimin për kundërshtarin e tij republikan dhe tha se shpreson të flasë me të më vonë sonte. Në fakt, për herë të parë që nga fillimi i fushatës zgjedhore, Biden e quajti kundërshtarin e tij me emrin e tij të parë "Donald".
Stafi i fushatës së Biden ka ndaluar të gjitha deklaratat politike dhe tani po ndryshon të gjitha reklamat e tij televizive sa më shpejt që të jetë e mundur, duke besuar qartë se është e papërshtatshme të sulmohet Donald Trump në këtë kohë dhe të fokusohet në dënimin e asaj që ndodhi.
Politikanët nga i gjithë spektri politik pajtohen se dhuna nuk ka vend në një demokraci. Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton denoncuan shpejt dhunën dhe thanë se ishin të lehtësuar që Trump nuk ishte plagosur rëndë.
