Presidenti amerikan Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se sulmet ndaj Iranit do të zgjasin katër javë ose më pak.
“Ka qenë gjithmonë një proces katërjavor, kështu që, sado i fortë të jetë Irani, vendi është i madh, do të duhen katër javë ose më pak”, ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara në një intervistë telefonike për të përditshmen britanike.
Donald Trump mbeti i hapur për më shumë bisedime me iranianët, por nuk tha se kur mund të zhvilloheshin ato.
“Nuk e di kur do të kemi bisedime. Ata duan të flasim, por unë u thashë se duhet të kishin folur javën e kaluar.”-tha Trump për Daily Mail
Sondazh
Poll

