Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha nxjerr dekretin e ’95: Ja si ia hoqa dekoratat Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij

Shkruar nga Newsbomb
Berisha nxjerr dekretin e ’95: Ja si ia hoqa dekoratat Enver Hoxhës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një dekret të 1995, ku i janë hequr të gjitha dekoratat për diktatorin Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij.

Teksa ka publikuar dekretin Berisha thotë se me datë 13. 02. 1995 ka dekretuar heqjen e të gjitha dekoratave për diktatorin Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ky reagim dhe sqarim i Sali Berishës vjen mesa duket si një përgjigje të ndonjë lajmi në media.

“Miq, për ata të cilët nuk e dinë apo spekulojnë me qëllim, po publikoj dekretin në 1018 me të cilin me datë 13. 02. 1995 kam dekretuar heqjen e të gjitha dekoratave për diktatorin Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij. #sb” shkruan Berisha në postimin e tij.

Në dekret thuhet se i janë hequr të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit, për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptarë gjatë viteve të diktaturës komuniste, personave t ëish nomenklaturës së lartë komuniste: Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, Shqfqet Peç, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Haki Toska dhe Haxhi Lleshi. Dekret ky që mban fimrën e presidentit të asaj kohe, Sali Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese