Hapësire reklamuese

Politikë

Automotoparku i parë në Shqipëri, Edi Rama publikon pamjet e punimeve në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Automotoparku i parë në Shqipëri, Edi Rama publikon pamjet e

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit pamjet e punimeve për automotoparkun e parë në Shqipëri, që po ndërtohet në Elbasan. Mjetet e rënda shihen në zonë, për të cilat kryeministri shkruan se po punojnë për akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP).

"Elbasan - AUTOMOTOPARKU I PARË. Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi), Muzeun e parë RETRO, pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA dhe struktura të tjera shumëfunksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit të Krastës", shkruan Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese