Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zyrtarja amerikane takim me Altin Dumanin: SHBA mbështet SPAK-un dhe institucionet e pavarura

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtarja amerikane takim me Altin Dumanin: SHBA mbështet SPAK-un dhe
Foto nga takimi

Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA  ndodhet për një vizitë në Tiranë.

Gjtë kësaj vizite, Hyland ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Edhe një herë zyrtarja amerikane ka përsëritur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.

“Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Zyrtarja amerikane takim me Altin Dumanin: SHBA mbështet SPAK-un dhe
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese