Pamje nga zjarri ne "Myslym Shyr", Tirane
Shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar pasditen e kësaj të enjte zonën e "Myslym Shyrit" në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë pranë pallatit ku janë raportuar flakët.
Nga burime paraprake, është bërë me dije se ka qenë një zjarr që ka rënë në katin e parë të një pallati të ri në këtë zonë shumë të preferuar të kryeqytetit, që ka rrezikuar dhe banorët.
Nisur nga rrezikshmëria e lartë e rastit dhe të njoftuar në kohë nga qytetarët, ekipet e Forcave Zjarrfikëse të Tiranës kanë reaguar me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00 dhe situata tashmë rreth dy orë më pas paraqitet e qetë.
Sondazh
Poll
