Hapësire reklamuese

Aktualitet

U qëllua me plumb në “kokë”, efektivi i “Shqiponjave” kishte vetëm një muaj që ishte martuar

Shkruar nga Newsbomb
U qëllua me plumb në “kokë”, efektivi i
Efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia

Një ngjarje tronditëse është shënuar ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit, ku u vra efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia.

Efektivi 28-vjeçar është qëlluar disa herë më armë zjarri nga Azgan Mernica, duke humbur jetën në vendngjarje.

I riu që humbi jetën teksa mbante veshur uniformën e policisë, kishte vetëm një muaj që ishte martuar. Plumbi në kokë nga 23-vjeçari, i preu jetën efektivit dhe gjithë ëndrrat që kishte thurur me partneren e tij.

Pasi qëlloi për vdekje 28-vjeçarin, Azgan Mernica 23 vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes. Një operacion i gjerë është shtrirë në të gjithë fshatrat pranë Baltëzës, në hyrje/daljet e Fierit dhe ato të qyteteve të tjera fqinje. Më herët, neësbomb.al ka publikuar foto nga kontrollet në hyrje të Vlorës, pasi sipas dëshmitarëve autori është larguar me një "Audi" ngjyrë blu.

Sakaq policia ka kryer kontrolle dhe në shtëpinë e autorit dhe kanë shoqëruar në komisariat prindërit e 23-vjeçarit.

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 30.000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e Azgan Mernicës. Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, pasi Policia e Shtetit ju garanton anonimatin.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes drejtori i Policisë së Fierit, Lenc Panganika është shprehur se ligji do të jetë shumë i ashpër për 23 vjeçarin që ka ngritur dorë mbi një punonjës të Policisë së Shtetit. Ai i ka bërë thirrje familjarëve dhe vetë autorit që të dorëzohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese