Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin në Itali të Aleks Ndrekës, i njohur si “Leksi i Druve”.
Policia njofton se 47-vjeçari është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ndreka është shpallur në shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vijon bashkëpunimi me homologët në Itali, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit A. N., në Shqipëri.”
Ndreka kishte lidhje me gupin e “Barjave”, dhe raportohet se Behar Bajri, kishte kontraktuar Aleks Ndrekën dhe Prek Kodrën për të mbledhur informacion lidhur me vendodhjen e Dorian Dulit apo Genc Tafilaj. Rivalët e Bajrave.
Çdo të dhënë të mbledhur, Ndreka dhe Kodra ja çonin përmes “Sky” Behar Bajrit, ndërsa ky i fundit mobilizonte celulën e vrasësve, të cilën e mbante në gadishmëri së bashku me armët dhe makinën për të ekzekutuar kundërshtarët.
“Kapet në Milano dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 47-vjeçar i akuzuar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.
Si rezultat i informacionit të siguruar për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, nga Policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja në Milano, Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit A. N., 47 vjeç.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vijon bashkëpunimi me homologët në Itali, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit A. N., në Shqipëri.”, sqaron policia.

