Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim, arrestohet në Itali “Leksi i druve”

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim, arrestohet në Itali “Leksi i
Aleks Ndreka

Është arrestuar në Itali, Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, i cili ishte i shpallur në kërkim  nga operacioni “Metamorfoza” që shkatërroi 7 grupe kriminale.

Bëhet me dije se Ndreka është arrestuar tre ditë më parë në aeroportin e Malpensas në Milano.

Kush është Aleks Ndreka

Emri i Aleks Ndrekës doli në hetimet e SPAK, pasi Arjan Tuku dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks Ndreka, i njohur në Lezhë si Leksi i Druve. Ai ka qenë shënjestër e sulme me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara. Më i frikshmi ishte atentati me dron të cilit ai i shpëtoi.

Aleks Ndreka është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.

Aleks Ndreka (Deda) është i njohur edhe me përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka, për të cilët thuhet se u pajtuan në kishë me ndërmjetësimin e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më vonë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese