Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"S'jam pishman", Azgan Mernica ua thotë në sy policëve që i vrau kolegun, rrëfen dhe vendin ku u fsheh

Shkruar nga Newsbomb
"S'jam pishman", Azgan Mernica ua thotë në sy
Viktima dhe autori

I pa penduar dhe tepër i qetë, kështu është shfaqur para hetuesve vrasësi i policit të “ Shqiponjave”, Azgan Mernica.

Ai u “përcoll si hero” nga familjarët dhe ashtu është shfaqur dhe para efektivëve të policisë i cili i pa trembur u ka thënë para syve se i vrau kolegun e tyre dhe se nuk është penduar aspak për këtë krim makabër që kreu mesditën e së hënës.

“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë” mësohet të ketë thënë Mernica, teksa më tej rrëfeu se pas vrasjes është fshehur në pyllin e Semanit, nëpër ferra.

Ka qenë daja i tij ai cili ka luajtur rolin kryesor të negociatorit mes 23-vjeçarit dhe policisë për t’ u vetëdorëzuar.

Në dëshminë e tij i riu tregoi se teksa po lëvizte me automjet ku pasagjere kishte nënën e tij, është ndeshur në rrugën e fshatit me automjetin i cili po drejtohej nga polici Nevruz Cenalia.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe kam menduar që e ka sharë dhe ofenduar. Në këtë moment i riu ka treguar se ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit. Për këtë arsye 23-vjeçari tha se e ka qëlluar pasi mendoi se efektivi do e vriste.

Ndërkohë, mbrëmje ne djeshme neësbomb solli dhe videon ku familjarët kishin dokumentuar me video dorëzimin e 23-vjeçarit. Duke e përcjellë me urata dhe këshilla, sjellja e familjarëve dhe vetë 23-vjeçarit ka shkaktuar nervozizëm te qytetarët, të cilët kanë dënuar reagimin e tyre ndaj një personi i cili tre ditë më parë i mori jetën një tjetër të riu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese