Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shetetit ka finalizuar dy operacione kundër armëmbajtjes pa leje, tteksa kanë rënë në pranga 3 shtetas.
Këta tre shtetas, lëviznin të armatosur, mbanin armë në banesë me qëllim shitjen si edhe njëri prej tyre kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Më konkretisht në Rrugën e Dibrës u kapën dhe vunë në prnaga shtetasit Shendi Sata 31 vjeç dhe Shemsi Shaljani, 43 vjeç, sepse gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet një pistoletë me municion, ndërsa miku i tij kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 69 vjeçar i identifikuar me emrin Fatbardh Hyka, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij iu gjetën një pistoletë, dhe një armë gjaku me 12 fishekë me qëllim shitjen.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione të tjera kundër armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 3 armë dhe qindra fishekë.
Vihen në pranga 3 shtetas që lëviznin të armatosur, mbanin armë në banesë, me qëllim shitjen, ose kishin thyer masën e sigurisë.
Në vijim të punës operative dhe asaj operacionale, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që posedojnë dhe/ose shesin armë zjarri, dhe për pasojë, përbëjnë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, gjatë këtyre 24 orëve, u finalizuan 2 operacione në këtë fushë. Konkretisht:
-shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan operacionin e koduar “Shenja”, si rezultat i të cilit u kapën duke lëvizur me automjet, në Rrugën e Dibrës, dhe u vunë në pranga shtetasit Sh. S., 31 vjeç dhe Sh. Sh., 43 vjeç, sepse gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, ndërsa gjatë verifikimeve rezultoi se 43-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
-specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Kodra”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi F. H., 69 vjeç, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij, në fshatin Kodër Kashar, u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë gjahu me 112 fishekë, që dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
