Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama pret Melonin në Gjadër, kryeministrja italiane niset me helikopter nga Rinasi

Shkruar nga Newsbomb
Rama pret Melonin në Gjadër, kryeministrja italiane niset me
Eskorta e Rames ne Gjader

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjadër, ku do të presë kryeministren e Italisë Georgia Meloni.

Meloni në Gjandër do të inspektojë punimet në kampin e emigrantëve. Kryeministrja italiane pak minuta më parë mbërriti në Rinas, ndërsa më pas nga aty u nis me helikopter për në Gjadër.

Rreth orës 12.10 Meloni ka mbërritur në Gjadër, ku është pritur ngaa Rama dhe disa zyrtarë të tjerë dhe nga peroneli i sigurisë.

Rama pret Melonin në Gjadër, kryeministrja italiane niset me
 

Edhe më herët në axhendë ishte parashikuar që Rama dhe homologia e tij italiane do të vizitonin zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit.

Ndërkohë, në orën 12:00 Rama dhe Meloni do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Vizita e Melonit vjen në një kohë kur opozita italiane hodhi akuza në lidhje me kampet e emigranteve në Shëngjin dhe Gjadër, e ku shpreheshin se punimet janë larg përfundimit.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama dhe Giorgia Meloni më 6 nëntor 2023 nënshkruan një marrëveshje, ku Shqipëria do jetë vend pritës për emigrantët që shpëtohen në det, jo për ata që mbërrijnë në territorin italian.

Dy qendrat në Shqipëri do të kenë një kapacitet për 3 mijë persona në muaj. Një nga qendrat pritet të ndërtohet në Shëngjin, ku Italia do të kujdeset për financat dhe procedurat e zbarkimit dhe identifikimit, ndërsa qendra tjetër do të ndërtohet në Gjadër.

Gjithashtu,  Meloni deklaroi se në Portin e Shëngjinit do të ngrihet qendra për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë, dhe një tjetër strukturë do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil, ndërsa Shqipëria do të kontribuojë vetëm me sigurinë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese