Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia qetësoi prindërit për “gratë e mbuluara” në Tiranë, NDALOHEN tre persona nga Lindja e Mesme në Shkodër! DYSHOHET se përhapin ideologji te fëmijët dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin

Shkruar nga Newsbomb
Policia qetësoi prindërit për “gratë e mbuluara”
Momenti kur dy gratë iraniane paraqiten në Policinë e Tiranës

Ditët e fundit në Tiranë u ngrit alarmi për dy gra të mbuluara, për të cilat u pretendua se u afroheshin fëmijëve dhe u flisnin në gjuhë të huaj. Në lidhje me këtë rast u bë  një reagim nga Policia e Shtetit e cila lajmëroi se ato i përkasin opozitës iraniane MEK, të stehuar në Manëz. Teksa kanë theksuar se nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.

Mirëpo, një shqetësim i ngjashëm është ngritur edhe në qytetin e Shkodrës. Ku sipas burimeve konfidenciale policore të cituara nga Euronews.al, bëhet e ditur se pasditen e djeshme dhe gjatë natës, blutë e Shkodrës kanë ndaluar tre shtetas të huaj, dy meshkuj dhe një grua me origjinë nga Lindja e Mesme.

Ky ndalim është bërë pas një kërkese nga zyra e antiterrorit të Drejtorisë së Policisë Tiranë, teksa të ndaluarit janë dërguar në kryeqytet  në cilësinë e personave të shoqëruar, ku po merren në pyetje për aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Po ashtu është kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe zyra antiterroriste e Shërbimit Informativ Kombëtar, që DVP-të e qarqeve të shoqërojnë disa persona në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të merren në pyetje për aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se personat e ndaluar në fjalë tentojnë të përhapin ideologji të caktuara te fëmijët, dhe se këto ndalime lidhen me rastet në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese