Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme te “Kthesa e Kamzës” ku Dorian Kasa i vendosi thikën në fyt policit të rrugores.
Policia e Shtetit bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, kur Dorian Kasa i është afruar efektivit Loren Rama i cili po menaxhonte trafikun, ka tentuar t'i marrë armën e shërbimit dhe i ka vendosur thikën në fyt.
“Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjëherë autori. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç” njoftoi Policia.
Siç raporti dhe newbsomb.al pasditen e kësaj të premte, sapo agresori i ka vendosur thikën në fyt efektivi Rama ka reaguar menjëherë dhe me lëvizje të shpejta ka arritur të shmangë goditjen fatale, duke e neutralizuar autorin në kohë.
"Për një moment nuk e kuptova se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pashë që më vendosi thikën në qafë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart", ka sqaruar efektivi , ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe pritet të japin më shumë detaje në vijim.
Njoftimi i Policisë:
Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjëherë autori.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç.
Më datë 05.06.2026, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt, mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, një punonjësi të Policisë që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor.
Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit, armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

