Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja e “Nojës” në Shkodër, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Plagosja e “Nojës”  në Shkodër, policia identifikon
Fotomontazh: Ndue Preka

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Ndue Preka, ose i njohur ndryshe si “Noja”.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se pas hetimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit 25-vjeçar. Shtetasi me ininciale K.K, 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ishte pasagjer Ndue Preka.

Si pasojë e të shëntave ky i fundit mbeti i plagosur në këmbë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në dëshminë e dhënë më herët, 30 vjeçari nuk pranoi të tregojë se kush ishte autori që e qëlloi me armë zjarri duke thënë se nuk ka arritur që ta njoh.

“Nuk e di se kush më qëlloi. Nuk arrita që ta identifikoj sepse ishte errësirë dhe u largua me shpejtësi pasi më plagosi. Unë nuk kam ndonjë konflikt me persona të tjerë ndaj edhe nuk e kam idenë se kush mund të jetë personi që më plagosi.

Nuk kam patur probleme apo kërcënime të mëparshme ndaj edhe nuk e kam idenë përse më qëlluan”, mësohet të ketë thënë 30 vjeçari Ndue Preka pas plagosjes.

Kujtojmë se ngjarja u regjistrua mbrëmjen 9 qershorit, rreth orës 22:30 në lagjen “Mark Luka”. Si pasojë mbeti i plagosur 30-vjeçari, Ndue Preka.

Ndue Preka, ose ndryshe si të gjithë e njohin “Noja”, nuk është një emër i panjohur për mediat dhe qytetarët. Vite më parë ai u bë i njohur për shkak të një video që bëri xhiron e rrjetit.

Ai u bë “molla” e sherrit mes dy vajzave, Margarita Gjonit dhe Brisilda Rrokut. Margarita Gjoni shihej në video teksa dhunonte ish-shoqen e saj, Brisilda Rrokun, pasi kishte marrë vesh se kjo e fundit kishte kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e saj, Ndue Prekën, teksa në video i referohej me emrin “Noja”.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e datës 09.06.2024, për një plagosje në lagjen  “Mark Luka”, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin:    

K. K., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe.  

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ishte pasagjer shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili si pasojë u plagos lehtë në këmbë. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese