Hapësire reklamuese

Aktualitet

Petri Bozo mbush 60 vjeç dhe feston mes miqsh e bashkëpunëtorësh: Koha ka ngelur në vend për një regjizor si ai!

Shkruar nga Newsbomb
Petri Bozo mbush 60 vjeç dhe feston mes miqsh e
Petri Bozo

Regjizori Petri Bozo festoi dje në mbrëmje në ambientet e Xibrakut 60 vjetorin e tij të lindjes, në një festë që ngjante më shumë si një spektakël gjigand sesa një ditëlindje. Po të mos ishte për tortën me qirinjtë që ai zgjodhi ti fikte në krah të nënës së tij, deputetes së PS Luljeta Bozo, nuk do ta kuptonte kush këtë 60 vjetor.

Çka mbetet e paharrueshme e natës së mbrëmshme, me vipat dhe yjet e skenave shqiptare ishte energjia e jashtëzakonshme e pashtershme e të dyve, Petrit dhe Aldës. Ishin në zemër të festës, asnëjerë të ulur, për të kënaqur të gjithë të ftuarit dhe për të krijuar atë atmosferën elektrizuese të një eventi të tillë.

Petri Bozo mbush 60 vjeç dhe feston mes miqsh e

Dhe ditëlindja e Petri Bozos ishte gjithcka si me regji, atë që Petri nuk harron ta bëjë që nga fillimet e viteve ’90 me aktivitete e spektakle të jashtëzakonshme si Mis Shqipëria apo Netët e Klipit, tribuna aktivitetesh të jashtëzakonshme për të promovuar jo vetëm të bukurën shqiptare, jo vetëm artistët shqiptarë më në zë, por edhe një pjesë të pashmangshme të turizmit të Shqipërisë. Petri Bozo pavarësisht se kaloi të 60-at, dukej si ai djali i ri që eksperienca e fituar të paktën 30 vitet e fundit, e vendos në qendër të vëmendjes për projekte shumë ambicioze në vazhdim.

Familja e tij e madhe janë artistët, ata që nuk ngurruan as ditën e djeshme të ndajnë me të momentet e mkrekullueshme. Miq, dashamirës, aktorë, profesorë, drejtorë, deputetë, artistë të skenës, këngëtare, të ftuar të rëndësishëm nga Kosova, ishin pjesë e madhe e një armate prej 250 të ftuarish në atë ceremoni. Që nuk kishte luksin e tepruar, por kishte pasionin e gjithë atyre njerëzve që ndajnë të njëjtën ëndërr: dashurinë për të bukurën dhe për suksesin. Edhe 100 për regjizorin Petri Bozo edhe nga stafi i Neësbomb.al!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese