Ka nisur procedimi penal për 60-vjeçaren gjermane, e cila ditën e djeshme u përfshi në një konflikt me një shtetase amerikane.
Policia njofton se ka nisur procedimi penal për shtetasen gjermane E. H., 60 vjeçe, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja E. H., me sëmundje mendore, vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin psikiatrik të Vlorës.
Të dyja banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur edhe konflikti mes tyre.
“Referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen gjermane E. H., 60 vjeçe, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja E. H., me sëmundje mendore, vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin psikiatrik të Vlorës”, njoftoi policia.
