Ditën e sotme, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka mbajtur një konferencë për mediat. Teksa një nga pyetejet që i është drejtuar kishte të bënte me lajmërimin e Ambasadës Amerikane dy ditë më parë në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit, duke theksuar se Irani mund të shënjestrojë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.
Ministri ka thënë se fillimisht siguria e qytetarëve shqiptarë, garantohet nga autoritetet shqiptare. Duke shtuar më tej se i njëjti njoftim i ambasadës është dërguar edhe në vende të tjera të botës dhe Europës, dhe është një praktikë periodike që nuk lidhet vetëm me luftat.
“Është bërë me dije se ky njoftim është bërë edhe në vende të ndryshme të botës dhe Europës, duke përfshirë Beligjë dhe Holandë, kështu që nëse qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurt, atëherë i bie edhe duhet të themi që edhe qytetarët belgë edhe holandezë edhe të vendeve të tjera tëEuropës të ndihen të pasigurtë, por nuk besoj që ky është rasti” u shpreh ministri
Duke theksuar se komunikimi është i përditshëm dhe ral nga ana ee Ministrisë së Brendshme.
Besfort Lamallari: Lidhur me perceptimet e pasigurisë nga qytetarët, nuk e di se si e vlerësoni ju këtë por megjithëatë, por edhe sikur një rast të vetëm të ketë patjetër ne duhet ta vlerësojmë, që do të thotë siguria qytetarëve shqiptarë u garantohet në rradhë të parë nga autoritetet shqiptare, përfshirë policisë e shtetit.
Për sa i përket deklaratës, unë er përmenda më herët që, edhe nga komunikimi me përfaqësuesit e ambasadës, është bërë me dije se ky njoftim është bërë edhe në vende të ndryshme të botës dhe Europës, duke përfshirë Beligjë dhe Holandë, kështu që nëse qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurtë, atëherë i bie edhe duhet të themi që edhe qytetarët belg edhe holandezë edhe të vendeve të tjera tëEuropës të ndihen të pasigurtë, por nuk besoj që ky është rasti pasi ju e dini njoftime të tilla janë bërë në mëbyrë periodike. Edhe kur ka patur një informacion qoftë që lidhet me protestat.
