Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mëngjes i trishtë për gazetaren, Dorjana Bezat njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortit

Shkruar nga Newsbomb
Mëngjes i trishtë për gazetaren, Dorjana Bezat njofton ndarjen
Anis Fama dhe gazetarja Dorjana Bezat

Gazetarja e njohur e kronikës, Dorjana Bezat ka bërë një reagim të trishtë dhe zemërthyer këtë mëngjes. Bashkëudhëtari i saj i i jetës, Anis Fama është ndarë parakohe nga jeta, për shkak të një sëmundje të rëndë.

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme nga jeta të të shtrenjtit tonë, Anis Fama”, shkruan gazetarja, duke shtuar se pavarësisht forcës dhe besimit që kishte, Anisi nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen e pashërueshme.

“Unë dhe Adeo do ta kemi përjetësisht në zemër, dhe ai do të jetojë në kujtimet tona si bashkëudhëtari im i 15 viteve dhe si një baba që fali dashuri të pakufijshme”, vijon Dorjana Bezat.

Anis Fama do të prehet në qytetin e tij të lindjes, në Korçë, siç e kishte lënë amanet. Lamtumira e fundit do t’i jepet te shtëpia funerale “Imperial” dhe varrimi do të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00.

Redaksia e Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet familjes për ikjen e më të shtrenjtit të tyre!

Mëngjes i trishtë për gazetaren, Dorjana Bezat njofton ndarjen
Njoftimi i gazetares per ndarjen nga jeta te bashkeshortit

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese