Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Makinat u përplasen "kokë më kokë" në aksin Pogradec–Lin, pasagjerja VDES në duart e bluzave të bardha, 4 persona dergjen në spital

Shkruar nga Newsbomb
Makinat u përplasen "kokë më kokë" në aksin
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditen e sotme në aksin nacional Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën, duke i marrë jetën pasagjeres së njërit prej mjeteve.

Po ashtu, nga përplasja e fortë e makinave mësohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona të tjerë të cilët janë transportuar për në Spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të bluzave të bardha, të cilët mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, pasagjerja që mbeti e plagosur rëndë, nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. Fatkeqësisht ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë në duart e mjekëve. 

Sakaq bëhet me dije se autoritetet ndodhen në vendngjarje duke punuar zbardhjen e plotë të rastit.

Pritet të dalin detaje të tjera në vijm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese