Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ky është shoferi nga Kosova që dyshohet se e zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, motra dhe djali i tij dergjen te Trauma, familjarët japin lajmin e trishtë (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Ky është shoferi nga Kosova që dyshohet se e zuri gjumi në
Pamje nga vendngjarja dhe viktima Kadri Behluli

Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Milot, ku një kamion u përplas me një makinë, ngjarje nga e cila humbi jetën shqiptari nga Kosova i identifikuar si Kadri Behluli.

Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijm, deri më tani dyshohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur si pasojë e përgjumjes së viktimës, çka shkaktoi humbjen e kontrollit të mjetit duke sjellë fundin tragjik për shtetasin shqiptar nga Suhareka.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, ky është shoferi Kadri Behluli për të cilin përplasja e dy mjeteve rezultoi fatale duke i marrë atij jetën menjëherë.

Ky është shoferi nga Kosova që dyshohet se e zuri gjumi në
Viktima Kadri Behluli

Nga aksidenti i rëndë kanë mbetur të plagosur dhe dy familjarët e viktimës të cilët po udhëtonin me të, konkretisht bëhet fjalë për motrën dhe djalin e Kadri Veselit të cilët gjenden në Spitalin e Traumës  duke marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht thuhet se dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ashtu siç raportoi dhe newsbomb.al paraditen e sotme, drejtuesi i kamionit shtetasi A.M është shoqëruar për në komisariatin e Lezhës për të dhënë versionin e tij të ngjarjes së rëndë.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi  K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale” njoftoi sot Policia.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar dhe të afërm e viktimës Kadri Behlulit të cilët zemërthyer kanë njoftuar për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Reagimi i të afërmit të Kadri Behlulit:

Lamtumirë, nipi ynë i dashur Kadri Behluli!

Kjo është një ndarje e dhimbshme dhe e parakohshme që na ka thyer zemrat e të gjithëve.

Në Kujtim të Kadri Behlulit ,Një Shpirt që do të Jetojë Përgjithmonë midis nesh,

Lamtumirë, Nipash!

Të lënduarve nga kjo tragjedi u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

Familjes Behluli nga Mushtishti, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur nipin tonë, i cili tragjikisht u nda nga jeta, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Kadri Behluli është nipi i familjes sonë, një djalë që la pas një zbrazëti të madhe që nuk do të plotësohet kurrë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Atë tokë, me të gjitha problemet dhe vështirësitë e tij, ai e deshi me gjithë zemër e deshi Kosovën ashtu siç deshi edhe Shqipërinë.

Një patriot me shpirt të pastër. Lutemi që shpirti i tij të pushojë në paqe! Ta mëshirojë e ta falë i Madhi Zot.

Të kujtohemi që të TIJ jemi dhe tek AI do të kthehemi!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese