Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, policia merr nën hetim dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, policia merr nën hetim dy
Osman Stafa

Policia e Elbasanit ka nisur procedim penal ndaj dy shtetasve, të identifikuar me inicialet R.T., 33 vjeç nga Tirana, dhe A.B., 31 vjeç nga Librazhdi, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 14:00, në aksin rrugor Librazhd–Elbasan.

Gazetari Osman Stafa ka kallëzuar në polici se është ndjerë i kërcënuar nga dy persona që udhëtonin me një automjet tip fuoristradë. Ai ka deklaruar se automjeti i ka prerë disa herë rrugën, duke e detyruar të ndalonte dhe duke e vendosur në një situatë të rrezikshme.

Stafa shpjegoi se kishte qenë në zonën e Hotolishtit për të dokumentuar me pamje filmike denoncimet e qytetarëve mbi marrjen e inerteve nga lumi Shkumbin. Pas përfundimit të xhirimeve, ai u ndoq nga automjeti, i cili sipas tij e bllokoi rrugën në mënyrë të përsëritur. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, gazetari e cilësoi ngjarjen si një “akt tipik mafioz”.

Policia e Elbasanit, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka administruar provat, duke nisur procedimin penal ndaj dy të dyshuarve. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese