Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet hollandeze, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet
Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës

Policia Kufitare Morinë ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet hollandeze.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi F. A., 34 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze, pasi Gjykata e Limburgut, Holandë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

Ai akuzohet për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Holandë, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

DVKM Kukës

I dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, nga autoritetet holandeze, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në tentativë për të hyrë në Shqipëri, 34-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

-F. A., 34 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze, pasi Gjykata e Limburgut, Holandë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Holandë, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese