Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Formula 1” në Euronews Albania, spektakël brenda dhe jashtë piste

Shkruar nga Newsbomb

“Formula 1” në Euronews Albania, spektakël brenda dhe

Kalimi në ekranin e Euronews Albania i një prej eventeve më të njohura e të dashura sportive në botë, “Formula 1”, ka qenë një dhuratë e bukur për audiencën shqiptare në përgjithësi dhe fansat e garës në veçanti.

Kështu ata nuk kanë më nevojë të paguajnë abonimin në ndonjë platformë televizive, sepse si garën ashtu edhe provat e përgjithshme, mund t’i shikojnë falas në një kanal kombëtar. 5 gara, 4 fitues, 1 event sprint, transferime të bujshme mes pilotësh, inxhinierësh dhe drejtues skuadrash, skandale jashtë cirkuitit. Kjo është Formula 1 pas vetëm 5 garave, që kanë ngjallur tepër kuriozitet dhe kanë afruar fansa të rinj. Pavarësisht së shkuarës së lavdishme dhe së tashmes emocionuese, e ardhmja e “Formula 1” premton emocione akoma dhe më të bukura.

Një serial që të mbërthen pas ekranit, me ngjarje e personazhe të rrallë: Max Verstappen, holandezi që po garon për titullin e katërt radhazi, po fiton gjithçka.

Hamilton është rikthyer te Ferrari pas historisë te Mercedes, kurse David Sanchez është rikthyer te Renault pas aventurës 3-mujore te McLaren. Nga ana tjetër, Adrian Newey njoftoi largimin “konsensual” pas 19 viteve te Red Bull, nga ku largohet si kampioni që fitoi gjithçka. Hulkenberg do ta mbyllë sezonin te Haas përpara se të transferohet te Sauber, që në vitin 2026 do të quhet Audi.

Gara e radhës do ta çojë “Formula 1” në Emilia Romagna. Pista është vërtet magjike dhe fansat me zor presin garën zyrtare. Sepse ky është efekti i cirkuitit më prestigjioz e të famshëm në botë, i cili ende tre dekada pas ndarjes nga jeta të legjendarit Ayrton Senna vazhdon të ruajë magjinë e tij. Një magji që mund të përjetohet në të gjitha dimensionet e saj, brenda e jashtë piste, vetëm dhe ekskluzivisht në ekranin e Euronews Albania.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese