Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ervin Karamuço zbulon telefonatën e “personit kyç” në selinë blu pas sulmit të Sokol Mëngjesit

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Karamuço zbulon telefonatën e “personit
ERvin Karamuco dhe selia blu

Eksperti i Kriminalistikës ka zbuluar se menjëherë pas deklaratës të bërë për mediat nga PD e drejtuar nga ish-kyeministri Sali Berisha një telefonatë ka mbërritur në selinë blu.

Pasi PD drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama të cilin e akuzuan se qëndron mbrapa sulmit që iu bë avokatit të Berishës, Sokol Mëngjesit, një person “kyç” ka telefonuar në seli dhe u ka kërkuar që këtë çështje të mos e ngjyrosin politikisht.

Sipas Karamuços ky “person kyç”, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar, në momentin që ka telefonuar ka qenë në spitalin e Traumës në prezencën e funksionarëve të lartë të Policisë së Shtetit.

Sipas ekspertit ai ka ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarje tragjike e cila këtë të mërkurë ka tronditur vendin.

“Ka pasur një telefonatë direkt pas konferencës për shtyp që është zhvilluar në selinë e PD-së nga një person kyç në hetimin e sotëm i cili ka bërë një telefonatë dhe ka thënë mos e ngjyrosni politikisht këtë ngjarje. Është një njeri i besuar.

Mos e ngjyrosni politikisht i ka thënë kjo është një çështje juridiko civile me detyrime të palëve kontraktore që ka precipituar në vetëgjyqësi dhe mbylleni me kaq se po i dhatë ngjyrime politike do bëhet shumë e madhe për asgjë. Dhe kur të zbulohet se po zbulohet.

 Ky person kyç e bëri këtë telefonatë në prani edhe të funksionarëve të lartë të policisë së shtetit në spitalin e Trumës duke dhënë pistën më solide, ajo që është zbuluar, Duke drejtuar edhe policinë, bashkëpunim të mirë me Tonin Vocajn, dha të gjitha pikat si pse. Policia kishte dijeni por jo për një denoncim konkret. Avokatët kanë një gjë, nuk e kritikoj dot kolegun tim sidomos në atë gjendje që janë i nenvlerësojnë këto kërcënime që marrin”, tha Karamuço.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese