
Newsbomb.al ka siguruar momentin kur avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar barbarisht mëngjesin e kësaj të mërkure para ambienteve të kopshtit në zonën e ish-Bllokut.
Siç shihet dhe në video avokati Mëngjesi po qëndronte para hyrjes së kopshtit pasi kishte lënë djalin e tij të vogël. Në atë moment ai është sulmuar nga tre persona të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë.
DEL VIDEO: Momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet barbarisht para derës së kopshtit pic.twitter.com/B8dMGcKixx
— newsbomb.al (@NewsbombAl) May 29, 2024
Gazetarja Doriana Bezati mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” tha se dëshmitarë të kësaj ngjarje kanë qenë dhe fëmijët e kopshtit të cilët panë pellgje me gjak para ambienteve të kopshtit të tyre.
Ndërkohë më herët eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi se Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe se orët e ardhshme janë tejet të vështira. Mësohet se avokatit autorët i kanë thyer kafkën dhe ka pësuar dëmtime të mëdha në tru.