Protestuesit pasi qëndruan prej orësh para Kryeministrisë dhe nisën marshimin drejt ish-Bllokut.
Gjatë marshimit, ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të ngrihen nga kafenetë dhe t’i bashkohen protestës. Në rrugë dëgjohen ovacione dhe thirrje kundër qeverisë si: “Rama ka mbaruar” dhe “Rama jep dorëheqjen”.
Kjo është protesta e 16-të e qytetarëve, e cila po shënon një pjesëmarrje rekord. Organizatorët e quajnë një marshim historik që po i kalon të gjitha pritshmëritë. Pas fjalimeve të mbajtura, marshimi vazhdon në rrugët kryesore të Tiranës.
Sondazh
Poll
