Hapësire reklamuese


Aktualitet

Dy të shoqëruar për dhunën barbare ndaj Sokol Mëngjesit, Tonin Vocaj njofton deklaratë urgjente

Shkruar nga Newsbomb
Dy të shoqëruar për dhunën barbare ndaj Sokol
Sokol Mengjesi dhe Tonin Vocaj

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të mërkure kryeqytetin. Në zemër të Tiranës avokati dhe pedagogu Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht me leva e sende të forta nga tre persona.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:50 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, sapo avokati kishte dalë nga kopshti  ku dhe kishte çuar djalin e tij të vogël. Si pasojë e plagëve të marra gjendja shëndetësore e avokatit është e rëndë prandaj dhe është futur në intubim ku po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen.

Ndërkohë, së fundmi burime për mediat bëjnë me dije se dy persona janë shoqëruar në Policinë e Tiranës si të dyshuar për dhunën barbare të ushtruar ndaj avokatit Mëngjesi.

Lidhur me këto shoqërime deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet, ndërkohë bëjmë me dije se është njoftuar për në orën 18:00 konferenca për mediat e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

Gjithashtu vlen të theksohet se Vocaj paraditen e kësaj të mërkure ka qenë vetë i pranishëm te Spitali i Traumës ku dhe ka qëndruar për rreth një orë dhe dyshohet se është takuar vetë me avokatin.

Avokati doli sot në mëngjes për të dërguar djalin në shkollë, por kur është kthyer tre autorët, të pamaskuar i kanë bërë pritë dhe e kanë dhunuar barbarisht. Mëngjesi është dhunuar barbarisht me grushta dhe leva.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia më herët.

Sakaq, lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar një sërë figurash publike, duke filluar nga ministri Taulant Balla, Ulsi Manja, Avokati i Popullit si dhe Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha të cilën kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin e këtij sulmi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese