Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dosja “Partizani”, ish-presidenti i Republikës Bamir Topi në GJKKO! Ja për çfarë u pyet në seancë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Dosja “Partizani”, ish-presidenti i Republikës Bamir Topi
Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi në GJKKO

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi është paraqitur këtë të hënë në GJKKO, ku do të mbahet seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku i akuzuar është ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Mësohet se SPAK po merr dëshmi të personave që kanë pasur role institucionale në periudhën kur janë ndërmarrë procedurat që lidhen me çështjen e kompleksit sportiv “Partizani”.

Në seancat e kaluara kanë dëshmuar ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ish-ministri Genc Rruli dhe ish-ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.

Po ashtu Jamarbër Malltezi ka deklaruar se si dëshmitarë do të thërritet edhe kryeministri Edi Rama.

Diskutimet në sallë

Gjykata: Rezulton që SPAK është i pranishëm me prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.

Shtetasi Berisha nuk është i pranishëm, por janë avokatët e tij. Fatmir Bektashi nuk është i pranishëm, i pranishëm është avokati i tij. Xhimi Begeja është i pranishëm në seancë. Andia Pustina nuk është e pranishme, avokatja e saj është e pranishme. Jamarbër Malltezi është i pranishëm.

Gjykata: Keni detyrim të thoni të vërtetën, gjithë të vërtetën.

Bamir Topi: Betohem.

Gjykata: Fjala është për prokurorinë.

Enkelejda Millonai: A i njihni të pandehurit Fatmir Bektashi, Andia Pustina, Jamarbër Malltezi?

Bamir Topi: Malltezin e njoh si dhëndër i doktor Berishës, me të cilin kam punuar për një kohë të gjatë. Dua të specifikoj se asnjëherë nuk jemi ulur qoftë edhe për një kafe. Pra, ka qenë një njohje në distancë.

Me zotin Begeja kemi banuar në një lagje të vjetër, me një distancë rreth 500 metra. Ai jetonte te Selvia, unë te Rruga e Barrikadave. As jemi ulur, as kemi konsumuar ndonjë bisedë.

Zotin Bektashi e njoh si një personazh që është marrë me politikë dikur. Në mos gaboj, ka qenë dikur zv.ministër. Andia Pustina nuk e njoh.

Enkelejda Millonai: Në cilën kohë ka qenë zoti Bektashi zv.ministër?

Topi: Kam përshtypjen që ka qenë zv.ministër në kohën e Meksit, në mos gaboj.

SPAK: Mund të na sqaroni në lidhje me procedurën me planin e përhapjes? Cilat ishin ato struktura që bënin studimin përfundimtar?

Bamir Topi: Në cilësinë e Presidentit të Republikës isha edhe Komandant i Forcave të Armatosura. Procesi i planit të përhapjes ishte një proces politik që vinte nga Ministria e Mbrojtjes, një proces teknik dhe vinte si një akt. E gjithë përgatitja përbëhej nga shtabi dhe Ministria e Mbrojtjes.

Në atë periudhë ishte një kohë reformash, marrje reformash për të hyrë në NATO dhe e gjithë procedura, i gjithë procesi, asistohej nga ekspertë shumë të njohur të NATO-s. Realizohej, mbyllej nga shtabi dhe vinte tek unë vetëm për t’u mbyllur juridikisht.

SPAK: Gjatë asaj kohe, ju kujtohet se sa vendimmarrje mund të keni pasur për planin?

Bamir Topi: Ka qenë jo vetëm e drejtë e Presidentit për të mbyllur një procedurë që shkonte me një arritje madhore për t’u anëtarësuar në NATO.

SPAK: A jeni vënë në dijeni në lidhje me ndonjë problematikë?

Bamir Topi: Qysh nga momenti që nis procesi, kjo nuk është përgjegjësi e zyrës së Presidentit. Në mos gaboj, ka ardhur nëpërmjet Vladimir Qiriazit, duhet të ketë qenë viti 2009. Kisha një axhendë dite të ngarkuar dhe normalisht e prita, duke qenë se kishte statusin e gjeneralit. Ka filluar të shprehë shqetësime dhe i kam thënë të asistojë me grupin e këshilltarëve. Në fund të ditës kam marrë informacion se shefi i kabinetit më tha: “U konsultua, dhamë mendime, por nuk është një gjë që është në kompetencë të Presidentit, sepse bëhet fjalë për një pronë që ka dalë nga plani i përhapjes nga gushti i vitit 2007”. Më tha: “Është në kompetencë të qeverisë”. Kaq ka qenë dijenia ime.

SPAK: A keni qenë në dijeni për privatizimin?

Bamir Topi: Kam dëgjuar, siç kanë dëgjuar të gjithë. Ka qenë jashtë procedurës së Presidentit.

SPAK: A jeni njoftuar me shkresë për ndonjë problematikë nga zoti Qiriazi?

Bamir Topi: Këtë mbaj mend që ju thashë.

SPAK: Ju keni shkarkuar nga detyra si komandant zotin Vladimir Qiriazi. Kush i bënte propozimet?

Bamir Topi: S’mund t’jua them si procedurë, por besoj se vinte nga Shtabi i Përgjithshëm si propozim.

Gjykata: Mbrojtja ka pyetje?

Te pandehurit e Dosjes "Partizani"

Sali Berisha, ish-kryeministri akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

Fatmir Bektashi- Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’

Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’  akuzohet për ‘Pastrim Parash’

Andia Pustina- Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k –  Akuzohet për ‘Pastrim Parash’ .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese