Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Donim vetëm ta frikësonim”, “zbërthehet” në Polici autori i sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Newsbomb
“Donim vetëm ta frikësonim”, “zbërthehet”
Fotomontazh: Pamje nga momenti kur Sokol Mengjesi dhunohet dhe Dorian Alia

Dorian Alia alias Agron Alia, 32-vjeçari i cili u vetëdorëzua pasditen e kësaj të mërkure në Policinë e Tiranës si një nga autorët e dhunës së ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesit, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor.

Burime për mediat bëjnë me dije se 32-vjeçari ka deklaruar se nuk donin të vrisnin avokatin, por vetëm ta friksonin. Sipas gazetarit Besar Bajraktari, Alia ka treguar në Polici se një muaj më parë ka pasur takim mes tyre dhe avokatit që ky i fundit të tërhiqte padinë. Mirëpo, nuk kishin rënë dakord dhe që prej atij momenti nisën të organizonin planin për sulmin që do i bënin avokatit Mëngjesi.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht mëngjesin e kësaj të mërkure në dyert e kopshtit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sapo avokati kishte lënë djalin e vogël në kopsht, Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhunuan me dorezë dhe levë hekuri Mëngjesin.

Organizatori i kësaj ngjarje dyshohet se është Dritan Nano. Sipas asaj që u bë me dije dhe më herët nga policia, avokat Mëngjesi ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Pala fituese nuk ka rënë dakord dhe nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore. Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. Më pas Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Mëngjesi dhe Nano u takuan një muaj më parë për tu sqaruar, mirëpo nuk ranë dakord, pasi avokati ka ritheksuar se ka një kontratë që 58-vjeçari duhet ta zbatojë. Si rrjedhojë i gjendur në këtë situatë dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar të afërmit e tij Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhe Romario Tabaku dhe ka organizuar sulmin barbar ndaj avokatit Mëngjesi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese