Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Diell, vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për këtë të premte

Shkruar nga Newsbomb
Diell, vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për
Foto ilustruese

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas SHMU

Moti parashikohet me vranësira të dendura të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensite të ulët, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Gjatë ditës reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit si dhe në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese