Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhuna barbare ndaj Sokol Mëngjesit, Gledis Nano i prekur për profesorin e tij: Shërim të shpejtë, s’mund të qëndroja pa reaguar

Shkruar nga Newsbomb
Dhuna barbare ndaj Sokol Mëngjesit, Gledis Nano i prekur për
Gledis Nano dhe Sokol Mengjesi

Ish-kryepolici Gledis Nano ka reaguar lidhur me ngjarjen makabër të ndodhur ditën e djeshme në zemër të Tiranës, ku avokati dhe pedagogu i njohur Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht nga tre persona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nano i ka uruar shërim të shpejtë profesorit të tij teksa ka shtuar se është e domosdoshme që të dënohen akte të tilla dhune ndaj personave të thjeshtë që kryejnë detyrat e tyre profesionale.

Nano thotë se sulmi ndaj avokat Mëngjesit nuk është thjesht sulmi ndaj tij si individ, por ndaj parimeve të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Për këtë arsye, ish-drejtori i Policisë së Shtetit thekson se është thelbësore që që shoqëria të qëndrojë në solidaritet kundër një dhune të tillë dhe që autoritetet të sigurojnë drejtësi të shpejtë dhe të plotë për autorët.

“Nuk mund të mos reagoj për ngjarjen e rëndë të kolegut dhe profesorit tim Sokol Mëngjesi.  Është e domosdoshme të dënohen akte të tilla dhune ndaj individëve që thjesht kryejnë detyrat e tyre profesionale.

Sulmi ndaj avokatit nuk është thjesht një sulm ndaj tij si individ, por një sulm ndaj parimeve të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Është thelbësore që shoqëria të qëndrojë në solidaritet kundër një dhune të tillë dhe që autoritetet të sigurojnë drejtësi të shpejtë dhe të plotë për autorët.  I bashkohem mbështetjes për Sokolin, të riafirmojmë angazhimin tonë për ruajtjen e vlerave të demokracisë dhe shtetit ligjor. Shërim të shpejtë Prof. Sokoli! GN”, shkruan Nano.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese